skip to Main Content

Miresevini

Një staf italo-shqiptar i udhëhequr nga dott. Giovanni Bona, mjek implantolog nga Torino (Itali),i cili e ka bazuar eksperiencën e tij në kërkimet më të avancuara për t’i kthyer pacientëve të tij buzëqeshjen në përditshmërinë e tyre.

Na kontaktoni

Tel : 067 501 3058
Address: Tirane, Albania

Vendodhja

8 Këshilla Për Të Parandaluar Problemet Dentare

8 këshilla për të parandaluar problemet dentare

Parandaloni sot problemet me dhëmbët që te mos vuani nesër. Ja 8 mënyra si të mbroni dhëmbët tuaj.
-Bëni kontrolle periodike
Ky është një nga hapat kyç për të parë gjendjen e dhëmbëve tuaj dhe për të trajtuar në kohë problemet, të cilat mund të rezultojnë të rrezikshme edhe për pjesë të tjera të shëndetit jo vetëm atë dentar.
-Gjithmonë kontaktoni profesionistë të kualifikuar
Edhe nëse mendoni se nuk keni asgjë serioze, shëndetin tuaj dentar duhet t’ja besoni vetëm profesionistëve.
-Lajini dhëmbët gjysmë ore pas ngrënies
Pas ngrënies, smalti i dhëmbëve tuaj është më i dobët dhe i zbutur. Nëse i lani menjëherë mund ta largoni atë. Prandaj është mirë të prisni rreth 30 minuta.
-Zgjidhni furçën e duhur
Furça duhet të jetë e butë në mënyrë që të mos dëmtojë mishrat e dhëmbëve.
-Kujdes me mënyrën si i lani
Mos i lani dhëmbët për më shumë se dy mintua, sepse rrezikoni t’i dëmtoni.
-Kufizoni disa pije
Kafja, çaji i zi, kola, uthull balsamike dhe salca e sojës mund të njollosin dhëmbët dhe të dëmtojnë smaltin.
-Konsumoni ushqime me vitmainë A dhe C
Ushqimet me vitaminë A si molla, luleshtrydhja, kivi etj, mbrojnë smaltin ndërsa ato me vitaminë C mbrojnë mishrat e dhëmbëve.
-Pini shumë ujë
Uji heq bakteret, ngadalëson formimin e njollave dhe ribalancon pH.

Back To Top